“Financial Times” veçon shijen e autenticitetit gastronomik. Rama: Ka çmuar shefat e kuzhinës nga veriu në jug
“Ndërsa hija e komunizmit vazhdon të zbehet në Shqipëri, një brez i ri kuzhinierësh po rizbulon trashëgiminë gastronomike të vendit dhe potencialin e tij”, shkruan gazeta e njohur britanike ”Financial Times”.
Kryeministri Edi Rama i cili ka postuar në rrjetin social facebook foto të artikullit, thekson ndër të tjera se “Financial Times” ka çmuar shefat e kuzhinës nga veriu në jug.
“Super prestigjozja “Financial Times” i kushton një faqe të tërë mjeshtërisë së gatimit e cilësisë së ushqimit në Shqipëri, duke çmuar lart shefat e kuzhinës nga veriu ne jug dhe nxitur lexuesit e saj në mbarë botën që të vizitojnë e të shijojnë Shqipërinë”,-shkruan Rama në facebook.