Financimet në qytetin e minatorëve, Kodheli viziton çerdhen në Bulqizë
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ishte në Bulqizë ku u njoh nga afër me investimet e qeverisë në qytetin verior. Kodheli pasi vizitoi një çerdhe dhe pedonalen e qytetit, dha garanci se të tjera investime do bëhen në Bulqizë për zhvillimin e qytetit të minatorëve.
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, është ndalur në Bulqizë ku ka inspektuar disa investime të financuara nga Qeveria.
E shoqëruar nga kryebashkiaku i Bulqizës, Melaim Damzi, Kodheli vizitoi çerdhen e rikonstruktuar të qytetit të Bulqizës.
Mimi Kodheli: Një kopësht i cili ka qenë në kushte të mjerueshme më parë. Falë një investimi të qeverisë shqiptare, falë një përpjekje të jashtëzakonshme të deputetit të zonës Shkëlqim Cani, Ministria e Mbrojtjes ka menduar të ndihmojë kopshtin duke sjellë mjete të ndryshme nga enët e kuzhinës, detergjentët dhe disa lodra.
Më pas Kodheli inspektoi pedonalen e qytetit, një tjetër investim i kësaj qeverie.
Mimi Kodheli: Një kilometër i bërë me mjeshtri dhe dashuri, ka akoma shumë nevojë që ky investim të përfundojë.Por është një mesazh i mirë dhe i bukur që kryeqëndrat e të gjithë qyteteve do kenë transfomim edhe për shkak të rilindjes urbane.
Ministrja e Mbrojtjes garantoi se në Bulqizë do zbatohen edhe projekte të tjera më qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve.
KOHA JONË SONDAZH

