Financimet ruse në PD/ Kryeministri Rama mesazh Prokurorisë

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi online me qytetarët në rrjetet sociale dhe në një lidhje direkte me gazetarët, foli për financimet ruse në partitë politike shqiptare.

Rama u shpreh se drejtësia e trajtoi si cështje por sipas tij nuk i dha kurrë një përgjigje.

Gjithashtu kryeministri i ka dërguar mesazh prokurorisë që të nisë hetimet, duke iu thënë gazetarëve se për më tepër duhet t’i drejtohen Prokurorisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dua t’iu kujtoj juve, që po e trajtoni me të drejtë këtë temë, se kjo nuk është një temë e re, nuk është aspak e panjohur për ne, kur ne e kemi trajtuar e ngritur shumë prej jush, përfshi edhe ata që sot hidhen përpjetë se e konisderojnë një tjetër gur për luftën e tyre të brendshme, na kanë përqeshur dhe askush përvec PS nuk ka marrë përsipër të thellohet në këtë drejtim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtësia e ka trajtuar këtë cështje dhe s’i ka dhënë kurrë përgjigje. Është për të ardhur keq që shoh shumë të skandalizuar sot, sepse duhet të bënin detyrën e tyre”- u shpreh kryeministri Edi Rama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?