Firmoset marrëveshja me BERZH, Rama: Moment historik
Qeveria ka firmosur sot marrëveshjen me BERZH-in për agrobiznesin, të cilën kryeministri Rama e ka vlerësuar si historike, pasi tani sipas tij do të vijë një fazë e re zhvillimi.
Gjithashtu, kryeministri tha se miratimi i reformës në drejtësi ka krijuar optimizëm për investitorët e huaj dhe se tashmë gjërat do të shkojnë mirë edhe në aspektin psikologjik për investitorët e huaj.
“Ky program do të jetë një vlerë e shtuar për rrugën që ne kemi nisur për të kaluar nga bujqësia e lëmoshave në bujqësi të investimeve, me një vizion të qartë”, tha kryeministri më tej Rama në fjalën e tij.
KOHA JONË SONDAZH

