„First Daughter“ Ivanka Trump në Berlin

Ishte ideja e Angela Merkelit të ftojë Ivanka Trump në samitin e G20-s për gruan. Vajza e presidentit amerikan flet të martën në Berlin si të mbështetjen gratë sipërmarrëse. Por çfarë ka menduar kancelarja me këtë ftesë?

Vetëm disa orë qëndron Ivanka Trump në Berlin, por sytë e të gjithëve janë të drejtuar tek ajo. Jo, thjesht sepse 35 vjeçarja është pjesë e botës glamuroze, por është lidhja e fortë me babanë e saj, që e dëgjon gjithmonë me vëmendje vajzën e shpallur të preferuar, ajo që e bën Ivankën interesante edhe nga ana politike. Po ashtu si bashkëshorti i saj, Jared Kushner, ajo ka një post këshilltareje në Shtëpinë e Bardhë. “First Daughter and Assistant to the President of the United States” – Vajza dhe asistentja e presidentit të Shteteve të Bashkuara thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë për vizitën e Ivanka Trump në Gjermani.

USA Merkel und Trump suchen nach gemeinsamer Arbeitsebene | Merkel und Ivanka Trump (picture alliance/dpa/M. Kappeler)

Se sa larg shkojnë kompetencat e vajzës së presidentit, e kuptoi edhe kancelarja Merkel. Në vizitën e saj në Uashington para 6 javësh, para diskutimit me përfaqësues të ekonomisë në Shtëpinë e Bardhë, ajo e rregulloi renditjen e personave në atë mënyrë, që të kishte një vend në krah të kancelares. Duket se të dyja janë kuptuar mirë me njëra-tjetrën. Georg Streiter, zëvendëszëdhënësi i qeverisë gjermane e formuloi kështu: „Ka pasur një situatë të këndshme bisedimi.”

Diskutim për femrat sipërmarrëse

Me sa duket biseda ka qenë kaq e këndshme, sa Merkelit i erdhi ideja të ftojë Ivanka Trumpin në “Women20 Summit”, -samitin e G20-s të grave në Berlin. Jo personalisht natyrisht, por përmes organizatorëve, Shoqatës Gjermane të Grave Sipërmarrëse.

Gjermania mban presidencën e radhës së G20-s. Kjo instancë përmbledh 19 vendet më të zhvilluara ekonomike dhe Komisionin Europian. Në fillim të korrikut krerët e qeverive dhe vendeve të G20-s do të takohen në Hamburg. Ivanka Trump merr pjesë të martën në samitin e gruas në një panel diskutimi, rreth gjysmë ore (13:00) për nxitjen e përkrahjen e grave sipërmarrëse. Me të në podium do të jetë edhe kancelarja, Angela Merkel, drejtoresha e FMN-së, Christine Lagarde, Mbretëresha e Holandës, Maxima, ministrja e Jashtme kanadeze, Chrystia Freeland dhe sipërmarrësja gjermane dhe kryesuese e firmës Trumpf, Nicola Leibinger-Kammüller.

Donald und Ivanka Trump (Getty Images/AFP/T. A. Clary)

Përmes vajzës marrëdhënie të mirë me babanë?

Një takim kokë më kokë me kancelaren gjermane nuk është vendosur në program, por Merkel i jep me sa duket „rëndësi të madhe” diskutimit me vajzën e presidentit, tha zëvendëszëdhënësi i qeverisë, Streiter. Kancelarja dëshiron me sa duket që Ivanka Trump të marrë me vete përshtypje të mira nga Gjermania. Ndoshta këto përshtypje mund të mbërrijnë deri në veshët e presidentit Trump. Siç dihet ai nuk e ka edhe aq me sy të mirë qeverinë gjermane dhe sidomos forcën ekonomike të Gjermanisë.

Kështu nuk prish punë që vajzës së presidentit t’i shpjegohen bazat e suksesit gjerman. Kreu i koncernit, Siemens, Joe Kaeser, i cili e shoqëroi Merkelin në Uashington, e ka ftuar Ivankën të vizitojë në Berlin një qendër arsimore duale profesionale.

Donald und Ivanka Trump (Getty Images/AFP/T. A. Clary)

Gjermania shembull për SHBA?

E Ivanka Trump duket e interesuar. Para vizitës së saj, ajo u shpreh për gazetën „Wirtschaftswoche”, se Gjermania është „absolutisht” lidere në drejtim të arsimit profesional. Sistemi gjerman është një „shembull praktik e i suksesshëm për një partneritet të vërtetë publik e privat”, që lidh mësimin profesional me praktikën profesionale në firma. Sipas Trump, SHBA „mund të mësojë nga Gjermania” në këtë drejtim. Angela Merkel do të gëzohet, kur ta dëgjojë këtë.

 

SHKARKO APP