Fitoi Mirditën, kandidati i ”Bashkë Fitojmë” fton Ramën për kafe

Një nga 6 bashkitë që koalicioni mes Berishë dhe Metës që fituan në zgjedhjet e 14 Majit, është edhe Mirdita. Albert Mëlyshi do të jetë kryebashkiaku i ri i Mirditës. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” fitoi me një diferencë prej 1,195 votash nga kundërshtari i tij socialist, Ndrec Dedaj. Në një reagim në rrjete sociale, Mëlyshi nuk i kursen falenderimet për ata që e votuan, ndërsa shprehet i vetëdijshëm që pesha e kësaj detyre ka filluar që sot për të.

“Motra dhe vëllezër Mirditorë, nga zemra dhe nga mendja, JU FALEMINDERIT për besimin tuaj! Jam i vetëdijshëm që pesha e kësaj detyre fisnike ka filluar pikërisht sot për mua. Pushteti i Kryetarit të Bashkisë do të jetë në dispozicionin e secilit prej jush, në shërbimin tuaj, në mesin tuaj, çdo ditë të mandatit tim”,shkruan Mëlyshi.

Nga ana tjetër, ai falënderoi për urimet edhe kundërshtarin socialist, ndërsa një ftesë për kafe e kishte për kryeministrin Edi Rama, siç shkruan “për projekte të rëndësishme që dua t’i paraqes sa më parë për zhvillimin e Mirditës”.

SHKARKO APP