Fitorja e Belerit nga burgu dhe akuzat e Greqisë, Rama: Minoriteti grek jo “mish për top” elektoral

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë çdo akuzë të ngritur nga opozita se qeveria ka gisht në arrestimin e Fredi Belerit, që fitoi edhe bashkinë e Himarës nga burgu. Rama u shpreh se në Himarë janë zhvilluar zgjedhje korrekte pavarësisht se u shit sikur po ndodhte diçka e jashtëzakonshme.

Nga ana tjetër, komentet e ashpra të bëra nga Greqia, Rama i justifikoi si deklarata që kanë ardhur për shkak se Athina zyrtare është në zgjedhje. Ai tha se do t’i kthejë një përgjigje kur të përfundojnë zgjedhjet atje. Rama shtoi se Greqia nuk mund të ndërhyjë në drejtësinë shqiptare.

“Zgjedhjet në Himarë treguan diçka tjetër. Ato janë zhvilluar me qetësi të plotë, është votuar pa pengesë, pa incident. Aty kanë qenë përfaqësues të trupit diplomatik. Aty ishin gazetarë, shqiptarë dhe grekë. Aty ishin lider lokal që ka mbajtur të gjallë me bomba tymuese për atë po ndodhte, por që askush nuk e shihte.

Aty ishte dhe policia që garantoi gatishmëri. Aty është bërë numërim si kudo në Shqipëri, transparente e paqësor. Aty ka fituar me një grusht votash, kandidati kundërshtar me qeverinë. Dhe kjo hedh poshtë totalisht çdo lloj argumenti të sforcuar se aty është bërë një përpjekje për të marrë me metoda ekstra ligjore apo elektorale nga ana jonë.

Një fitore që s’ka të bëjë me masën e dhënë nga gjykata për kandidatin në fjalë. Unë besoj se duhet të mjaftoj ky argument për të mos u ngatërruar gjërat. Akuza e ngritur s’është nga qeveria, ju e dini mirë sesa e kontrollojmë ne dhe sesa dëshirojmë ne që ta kontrollojmë. Nëse unë si kryeministër se bëj kurrë të ngre pikëpyetje para drejtësisë këtë nuk e lejoj ta bëj askush tjetër”,-tha Rama.

SHKARKO APP