Fitorja e parë në Vorë, Veliaj: E hapëm siparin e fitoreve me qarkun e Tiranës

Kreu i bashkisë së Tiranës dhe drejtuesi politik i PS-së në këtë qark, Erion Veliaj ka shpallur fitoren e Partisë Socialiste në Vorë. Në një dalje për mediat, Veliaj u shpreh i lumtur që sipari i fitores u hap në kryeqytet.

Në praninë e kandidatit fitues për Vorën, Blerim Shera, Veliaj u premtoi demokratëve të Vorës se do t’u shërbejë njëlloj. Po ashtu, ai tha se PS ndjen një detyrim të thellë ndaj atyre të djathtëve të Vorës që “zgjodhën të distancohen nga e shkuara”.

Duke iu referuar rezultatit në bashkinë Kamzë, Veliaj premtoi se daljet nga selia rozë këtë mbrëmje do të jenë të shpeshta.

SHKARKO APP