Fitorja e Trump, Lubonja: Nuk është fundi i botës por i një “bote”. Blushi: Nuk kam besuar që do fitonte

Emisioni “Të paekspozuarit” i gazetarit Ylli Rakipi ka ngritur sot siparin në televizionin “News24” për të sjellë pikërisht debatin për Presidentin e sapo zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump.

Analistët Fatos Lubonja, Andi Bushati, politologu Henri Çili dhe deputeti Ben Blushi flasin sot për “Trump, presidenti që tronditi botën”.

Pyetjeve të gazetarit Ylli Rakipi se pse i duhet një njeriu si Trump, Presidenca e Amerikës apo nëse e kishin pritur që ai të fitonte, të ftuarit e panelit të tij i dhanë përgjigje të ndryshme. Ndërsa analisti Fatos Lubonja zgjodhi një shprehje të Marie Le Pen për të treguar se çdo të thotë fitorja e Trump, deputeti Ben Blushi tha se nuk besoi tek fitorja e tij deri në momentin e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Fitorja e tij sot në botë krahasohet me rënien e murit të Berlinit, apo 11 shtatorin për impaktin që do t’i japë botës. Nuk është si ndërrimi Bush-Obama apo Clinton me Bush. Ashtu siç thotë Marie Le Pen zgjedhja e tij “Nuk është fundi i botës por i një bote”,- tha Lubonja.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jo nuk kam besuar deri në fund. Më duket e habitshme, ishim mësuar me Clinton si profesioniste, ka qënë Sekretare Shteti, senatore dhe për shkak të figurës kontroverse të Trump”,- tha Blushi,

Deputeti më tej shprehu habinë se si të varfrit e Amerikës kanë zgjedhur ta votojnë atë.

Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi tha ndër të tjera se e kishte të pamundur të parashikonte pasojat e fitores së Trump duke u nisur nga deklaratat e këtij të fundit në fushatë.

“E kam të pamundur të kuptoj se çfarë do t’i sjellë Amerikës fitorja e tij, por dhe çfarë pasojash do ketë për pjesën tjetër të Botës. Premtimet e tij ishin paradoksale, premtoi ulje taksash edhe për të pasurit edhe për të varfrit. Nuk e di nëse Amerikan nën drejtimin e Trump do jetë më e dobët, më pak e përfillur, nëse do ketë një valë të re terrorizmi, nëse do zbusë marrëdhëniet me Rusinë, apo di t’i ashpërsojë me Kinën”- tha ai.

Blushi më tej, tha se më shumë se sa Trump ka fituar nevoja e amerikanëve për tu ndjerë të mbrojtur.

“Amerikanët janë të lodhur nga valët e emigrantëve që vijnë nga Meksika, besojnë që ju sjellin drogë, prostitucion”- u shpreh Blushi.

Më tej ai tha se zgjedhja e Trump vjen si pasojë e revoltës popullore ndaj pabarazisë dhe është e ngjashme me “Brexit” në Britaninë e Madhe.

Për gazetarin Rakipi, bota është e shokuar dhe nuk e kupton as vetë pse fitoi Trump, ndërsa analisti Lubonja rendit 3 arsye që sipas tij e kanë çuar atë drejt Shtëpisë së Bardhë.

“1.Trump fitoi se vuri Amerikën që parën. 2. Me tezën e amerikanëve të bardhë që kanë humbur madhështinë e Amerikës se është përzierë shumë. 3 Është konservator për gjithë këto çështje, jo vetëm racizmi por edhe martesat gay, po ashtu për çështjen e armëve”.

vijon

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?