Fituam,por mos harroni njerëzit e përmbytur nga shirat!
Ndonëse Shqiperia në festë, ajo ndodhet edhe nën ujë. Një nga aktivistët e shoqërisë civile zgjodhi një mënyrë të veçantë për të tërhequr vëmendjen e kryeministrit Edi Rama ndaj situatës së krijuar nga përmbytjet në jug të vendit. Në kohën kur po luhej ndeshja Armeni – Shqipëri, i veshur si polumbar dhe me një flamur në dorë, Zirkon Disha doli para selisë së qeverisë për t'i kujtuar kreut të saj, se në Vlorë, Fier, Elbasan, Pogradec, Lezhë etj janë me qindra familje nën ujë e që nuk mundën të gëzonin nga fitorja e kombëtares.
KOHA JONË SONDAZH

