Fjalët e shenjta/Rama: Bëj për njerëzit duke u nisur nga vetvetja

Edhe këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij, mesazhin nga rubrika “Fjalët e shenjta”, si mesazh sensibilizues me të prekurit  nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Edhe këtë herë, Rama ka përzgjedhur fjalët e urta nga Shën Tereza.

“Bëj për njerëzit jo duke u nisur nga kush janë apo çfarë do të të japin në këmbim, po duke u nisur nga vetvetja”, citon kryeministri Rama.

Që pas rënies së tërmetit, kryeministri Rama ka zgjedhur që të publikojë thënie nga njerëz të urtë, apo nga librat e shenjtë siç janë Kurani apo Bibla në rubrikën “Fjalët e shenjta”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?