Fjalët e shenjta, Rama: Zoti e do atë që dhuron me gëzim

Pas tragjedisë nga tërmeti i 26 nëntorit që i mori jetën 51 dhe rrënoi ndërtesa në shumë qytete të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të përcjellë mesazhe tek njërëzit me anë të fjalëve nga librat e shenjtë, që vetë ai i ka cilësuar si “Fjalët e Shenjta”.

Mesazhi i ditës së sotme ka të bëjë me dhurimin për personat e prekur nga tërmeti. Për të përcjellë këtë mesazh Rama ka zgjedhur që të përdorë fjalët e Shën Palit, Apostulli i Kombeve, ku në letrën e dytë i drejtohej Korintasve.

“Fjalët e Shenjta: Shën Pali, Apostulli i Kombeve, në letrën e dytë, drejtuar Korintasve (9:1; 6-7) Kumton| Secili të japë aq sa ka ndarë në zemër, pa mërzi dhe pa shtrëngim, sepse Zoti e do atë që dhuron me gëzim”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?