Fjalimi i 11 viteve më parë, Presidenti Meta: Asnjë kompromis me atentatin kushtetues

Mëngjesin e kësaj të shtune, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka postuar në facebook një video të para 11 viteve, që shkon si një urim për 15 vjetorin e partisë së krijoi vetë z. Meta. Me videon e mitingut të vitit 2008, kur ishte kryetar i LSI-së, Meta kujton momentin kur kundërshtonte marrëveshjen e 21 prillit.

Në fjalën e tij si kreu i LSI-së, Meta ka thënë se parimi i ndarjes së pushteteve është i shenjtë, është jetik, është vetë vija ndarëse midis demokracisë dhe diktaturës

”Ne kurrë nuk mund të pranojmë dhe nuk do të bëjmë asnjë kompromis me atentatin kushtetues të 21 prillit, sepse për ne parimi i ndarjes së pushteteve është i shenjtë, është jetik, është vetë vija ndarëse midis demokracisë dhe diktaturës”, ka thënë Ilir Meta, në rolin e kreut të LSI-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Meta ka vendosur të rikthejë në vëmendje këtë ngjarje në një moment kur ka nisur një angazhim i madh i faktorit ndërkombëtar për të arritur një marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?