Fjalimi i Ramës në KiE, djali i Hashim Thaçit: Mburrje, krenari dhe lehtësim. Historia e UÇK-së do triumfojë
Fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit Europian ku kërkoi që të hidhet poshtë raporti Dicky Marty, si dhe pohoi që akuzat ndaj UÇK-së për trafik organesh janë një fantazi e fabrikuar në Kremlin, është vlerësuar edhe nga djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Endrit Thaçi, thotë se këtë fjalim e dëgjoi me mburrje, krenari dhe lehtësim, teksa thekson edhe se historia e UÇK-së do të trimfojë.
“Mburrje, krenari dhe lehtësim për çka u dëgjua nga Edi Rama në KiE. Historia e UÇK-së do të triumfojë përherë. Familja Thaçi i falenderohet me përkulje kryeministrit të Shqipërisë dhe e përkrah fuqishëm në luftën e tij për të vërtetën. Fundi ka si rezultat fitoren, si gjithmonë”, shkruan ai.