Fjalimi në OKB, Zelensky falënderon Shqipërinë për mbështetjen ndaj Ukrainës
Pesidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky falënderoi kryeministrin Edi Rama dhe Shqipërinë për mbështetjen e Ukrainës. Në një postim në X, ai njoftoi gjithashtu se nënshkroi një deklaratë të përbashkët për mbështetjen për integrimin e Ukrainës në NATO.
“U takova me kryeministrin Edi Rama për të falënderuar Shqipërinë për mbështetjen e Ukrainës, duke përfshirë edhe brenda Këshillit të Sigurimit. I jam veçanërisht mirënjohës Shqipërisë për anëtarësimin në Deklaratën e G7 për garancitë e sigurisë për Ukrainën. Ne nënshkruam gjithashtu një deklaratë të përbashkët për mbështetjen për integrimin e Ukrainës në NATO”, tha ai.
Shqipëria drejton sot një nga seancat më të rëndësishme të Këshillit të Sigurimit në OKB, për luftën në Ukrainë. Edhe gjatë fjalës së tij, Zelensky falënderoi Ramën për festën që të fliste në këtë seancë, por që nisi me debate nga ana e Rusisë. Përfaqësuesi rus ishte kundër që Zelensky të mbante një fjalim, por Rama i dha përgjigjen e duhur. ”Ndaloni luftën dhe Zelensky nuk flet”.