Flakë gjigante e shtëllunga tymi! Përfshihet nga zjarri fabrika e peshkut në Lezhë

Flakë gjigante dhe tym i zi ngado në të gjithë Lezhën.

Një zjarr ka përfshirë magazinat e përpunimit të peshkut në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit dhe vijon të jetë aktiv!

Policia dhe zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Flakët kanë rënë në një nga zonat ku bëhet përpunimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësohet se një prej zjarrfikësve është shoqëruar për në spital, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore!

Si pasojë e flakëve, policia njofton se është devijuar trafiku në autostradën Lezhë-Laç dhe është zhvendosur në rrugë dytësore.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 06:30, në dalje të qytetit të Lezhës, ka rënë zjarr në fabrikën e peshkut. Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses në vendngjarje, punojnë për shuarjen e flakëve. Si pasojë e tymit është devijuar trafiku në qytet dhe në rrugë dytësore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?