Flakët e parë ndaj monstrës, Klodiani del i aftë mendërisht
Nga: Redjon Shtylla
Banesa e rrënuar një katëshe, e pistë dhe e pabanueshne ku ndodhi krimi monstruoz u përfshi nga flakët e zjarrit këtë të premte. Kjo është hakmarrja e parë ndaj 38-vjeçarit Klodian Çalamani, vrasësi i 8-vjeçarit Mateo. Shkaqet e zjarrit nuk bëhen të ditur nga policia, por rrjedh nga krimi i rëndë. Po ashtu Policia ka bërë me dije se vetëm një pjesë e banesës është përfshirë nga flakët.
Ai është personazhi më i urryer, dhe Klodian Çalamani po refuzohet dhe po lihet mënjanë. Ishte fillimisht paraburgimi i Fierit që refuzoi ta mbante. Avokati po ashtu refuzoi ta përfaqësonte në emër të krimit të pashembullt. Psikologët e institucioneve lizgjbatuese të Fierit, që duhen të jepnin një analizë të gjendjes së tij, refuzuan që të kishin një përballje.
Kostoja mesatare vjetore për një të burgosur në vendin tonë shkon në rreth 9 mijë euro. Duke marrë parasysh që mosha mesatare e jetëgjatësisë në vend për meshkujt është 77-vjeç, Klodiani i bie që të kryejë 39 vite burg. 350 mijë euro për 39 vite burg, gjithmonë nëse dënohet me burgim të përjetshëm dhe nëse do të jetojë deri në atë moshë.
E nëse çmendi një vend nga krimi i tmerrshëm, ai është i qetë, pranues i krimit dhe pa shfaqje pendese. Historitë e Klodian Çalamanit janë të frikshme, alarmuese dhe tregojnë se vijojmë të jemi një shtet i dobët, që nuk identitikojë personat që janë problem për komunitetin ku ata jetojnë, apo dhe punojnë.
Momentalisht Klodiani ndodhet në paraburgimin e Vlorës, i izoluar nga të tjetër, pasi ekziston edhe mundësia që ai të vritet nga të burgosurit e tjerë. Sipas burimeve mediatike, psikologët kanë takuar Klodianin, ku nuk u vërejtën indikacione që të kishte çrregullime psikike. Çfarë e ka shtyrë një njeri të përgjegjshëm mendërisht që të kryejë një krim monstruoz?
Përgjigjen duhen dhënë për të parandaluar krime të tjera të ngjashme. Të dhënat e ekspertimit të personalitetit të këtij vrasësi duhet të shërbejnë që persona me prirje të tilla në të ardhmen të identifikohen dhe trajtohen pa shokuar opinionin publik me ngjarje makabre.