Flamur Çelaj dhe Edmond Zejno zënë vendet e Selamit e Tahirit

Gjatë mesditës së sotme, KQZ ka mandatuar dy deputetë të rinj të Kuvendit të Shqipërisë, pas ndërprerjes së mandatit të deputetëve Shkëlqim Selami e Dashamir Tahiri, të cilët preken nga Dekriminalizimi.

Vendin e Selamit e zë drejtori i Aviacionit Civil, Flamur Çelaj, sipas listës së deputetëve të LSI. Ndërsa mandatin e Tahirit e merr Edmond Zejno i PDIU.

Ndarja e mandateve vjen në një kohë kur deputetët Selami e Tahiri e kanë ankimuar vendimin e KQZ në Gjykatën Administrative dhe kanë paralajmëruar se do ta dërgojnë edhe në Gjykatën Kushtetuese ligjin e Dekriminalizimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?