Flamur Noka: Nuk kam goditur njeri. Shefi i policisë sajon

Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka ka hedhur kategorikisht poshtë si të pavërtetë, akuzat për goditjen e një qytetari në Dibër dhe ka deklaruar se të gjitha janë shpifje nga kreu i Policisë së Dibrës, të cilin e ka akuzuar për parcelat me hashash.

“Asgjë nga kjo ngjarje nuk është e vërtetë, – tha Noka për mediat. –  Janë shpifje të segmenteve kriminale të Policisë së Dibrës, që janë marrë me blerje votash. Ky grup drejtohet nga Bled Aga, që është pronar i disa parcelave me drogë e tani po inskenojnë sajesa me qytetarë. Ata janë në panik dhe në panik përpiqen të mashtrojnë qytetarët Ne jemi duke ndjekur procesin e  votimit që po shkon mjaft qetë.”

I pyetur për faktin se deklarata e policisë së Dibrës jep të dhëna për targën e makinës së tij, ndodhur në vendin ku ndodhi incidenti, Noka tha se “makina ime qarkullon gjatë gjithë kohës dhe unë nuk jam ndonjë njeri sekret. Unë po lëviz kudo për të kontribuar në fitoren e Sherefedin Shehut këtu.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Dibrës njoftoi zyrtarisht për incidentin në Maqellarëse se “sot rreth orës 2.00 jemi njoftuar nga Stacioni i Policisë Maqellarë se ishte paraqitur  shtetasi D.I, i cili deklaronte se  në afërsi të shkollës së mesme Maqellarë është goditur nga disa persona dhe konkretisht nga deputeti i Partisë Demokratike F.N, shoferi i tij dhe shtetasi D. S. Gjithashtu shtetasi D.I, në kallëzimin paraprak të bërë me gojë  ka deklaruar se gjatë ngjarjes deputeti F. N. dhe shoferi i tij kanë nxjerrë dhe armë zjarri të tipit pistoletë…”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?