Flamur Noka paraqitet në SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, është paraqitur këtë të premte në SPAK.

Në një deklaratë pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Noka u shpreh se ishte thirrur në SPAK lidhur me denoncimet e bëra për zgjedhjet e 11 majit.

“U thirra nga SKAP-i për denoncimet e bëra në fushatë elektorale. Task-forca e ngritur për të hetuar krimin elektoral vdiq pa u aktivizuar akoma. Krimi elektoral që na u premtua se do të niste ndëshkimi, është duke i bërë karshillëk SPAK-ut. Krimi elektotal është më i institucionalizuar se kurrë dhe ka vendosur fatin e votës së shqiptarëve”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?