Flamur Noka Sekretari i Përgjithshëm i PD, Boçi dhe Bylykbashi nënkryetarët e rinj

Pas procesit të votimit nga anëtarët e Këshillit Kombëtar i PD që u mblodh të premten, Flamur Noka do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.

Me përfundimin e procesit të numërimit që zgjati disa orë në selinë blu, Noka rezultoi fitues me një diferencë të thellë votash përballë Arben Ristanit.

Gara për nënkryetarët ishte e ngushtë. Fitues u shpallën Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi, ndërsa Belind Këlliçi qëndroi deri në fund në garë për shkak të diferencës së ngushtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?