Fleckenstein: BE mbështetje shtesë për Ballkanin Perëndimor

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckentein në një analizë të publikuar, thotë se që prej vitit 1990, perceptimi për zgjerimin e BE-së ka ndryshuar, ndërsa shumë qytetarë të Unionit mbështesin ende idenë e zgjerimit. Ai thotë se Shqipëria është shembulli që BE ka përkrahur për reformat.

Ai apelon që për Ballkanin Perëndimor të ketë mbështetje shtesë për vrullin e reformave gjatë viteve në vijim.

Shqipëria është një shembull i një vendi kandidat, ku BE-ja ka pranuar të japë përkrahje të konsiderueshme për hartimin e një reforme të plotë në gjyqësor. Në fund të fundit, varet nga vende kandidate që të vazhdojnë implementimin e paketave ambicioze të reformave dhe të mos humbin rrugën e qëllimit të tyre; anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, citon ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shkruan se lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon një gjyqësor të pavarur dhe efektiv si dhe mekanizma funksionalë, duke shtuar se duhet të promovohet më shumë demokracia dhe sundimi i ligjit si dhe forcimi i institucioneve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fleckenstein thotë se vendet e Ballkanit duhet të bashkëpunojnë më shumë midis tyre për të qenë anëtarë të ardhshëm të BE-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?