Fleckenstein: Futbolli e bëri detyrën, tani ta bëjë politika
Përfshirja aq e shpeshtë në çështjet shqiptare, kryesisht ato politike, mesa duke e kanë kthyer eurodeputetin Knut Fleckenstein në një tifoz të kombëtares shqiptare.
Nëpërmjet një statusi në Facebook pas ndeshjes ai uroi fitoren ndaj Rumanisë, duke lënë të kuptohej qartë se e kishte ndjekur tërë ndeshjen.
“Urime Shqipëri! Fitorja e parë në Europian dhe skuadra e meritonte totalisht!”, shkruan eurodeputeti në rrjetin social prej nga ka përcjellë shpesh dhe mesazhe për politikën.
“Futbolli e bëri detyrën, tani duhet të marrë shembull politika dhe të bashkohet për të ‘luajtur’ në grup për të arritur suksesin me integrimin në BE”, shton ai.
KOHA JONË SONDAZH

