Elisa Spiropali: ”Flej ta marrsha t’keqen, Luli, flej!”

Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur deklaratave të Lulzim Bashës, i cili tha se qeveria socialiste po përpiqet të krijojë instrumenta për t’i shpëtuar frikës dhe ankthit që i ka kapur nga SPAK-u.

Postimi i plotë i Elisa Spiropalit:

“Flej ta marrsha t’keqen”, do thoshin shkodranët për Lulëzimin që këto ditë zgjohet befas për të mbrojtur SPAK-un nga ata që e dëshiruan, konceptuan, krijuan dhe e mbështesin si askush, kurrë në historinë e këtij vendi, pa kushte e pa komente kurdo e kudo godet!

Dhe ata nuk janë as në qiell, as në det apo matanë detit, po janë këtu dhe quhen Partia Socialiste e Shqipërisë, forca udhëheqëse e Reformës në Drejtësi dhe e vetmja garante e thellimit të kësaj reforme historike, që askush, askurrë më parë në historinë e shtetit shqiptar nuk guxoi ta mendonte seriozisht, jo më ta ndërmerrte.

Prandaj, kthehu nga krahu tjetër Luli dhe fli i qetë se nuk ka punë që pret zgjimin tënd!

SHKARKO APP