Flija regjistrohet si markë e mbrojtur, Rama: Hapi i parë drejt trashëgimisë kulinare

Flija e Kukësit është një tjetër produkt autokton shqiptar që është regjistruar si “Specialitet Tradicional i Garantuar” (STG). Regjistrimi i flisë së Kukësit si markë e mbrojtur erdhi pasi kaloi testet e verifikimit të përputhshmërisë për treguesit gjeografikë, emërtimin e origjinës dhe traditës, për të marrë kështu logon kombëtare dhe prezantimin në treg si “Specialitet Tradicional i Garantuar”.

Kryeministri Edi Rama teksa ka postuar fotot në Facebook, thekson se ”kjo ngjarje shënon hapin e parë drejt regjistrimit të flisë si pjesë e trashëgimisë sonë kulinare, duke ruajtur recetën autentike”. Promovimi dhe certifikimi i produkteve autentike shqiptare është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të turizmit rural në Shqipëri.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka certifikuar deri tani me emërtim “Specialitet Tradicional i Garantuar” 4 produkte tipike: Djathi i Ziem, Veleçik, Shkodër; Mjalti i Bedunicës, Përmet; Djathi i Dhisë, Bjeshkët e Runjës, si dhe djathin e Mishavinës të Kelmendit, që i japin vlerë të shtuar traditës së trojeve tona nga veriu në jug të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?