Floida Kërpaçi: Kush do t’ua paguajë shpenzimet studentëve?
Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi ka reaguar sot për vendimin e Ministrisë së Arsimit mbi nisjen e procesit mësimor në universitete më datën 25 gusht.
Kërpaçi shprehet se shumica e studentëve banojnë në shtëpi me qera në Tiranë dhe nuk kanë pasur, deri më sot, asnjë informacion mbi rinisjen e procesit.
“Mësimi do të rifillojë në 25 gusht për mijëra studentë, urdhëroi sot Ministria. Një shqetësim që ngrihet me të drejtë është që për periudhën maj, qershor, korrik, gusht, kush do t’ia paguaj shtëpitë me qera studentëve ndërkohë që nuk ndodhen fare aty?! Llogariten mbi 100.000 lekë shpenzime të tjera, sepse kur të vijnë për të bërë mësim në 25 gusht nëse nuk e kanë të paguar shtëpinë ku do të rrinë studentët???”,- deklaron Floida Kërpaçi.
Mesazhi i plotë i kryetares së LSI:
“Për shkak të paaftësisë dhe ç’organizimit të qeverisë, mijëra studentë e familje kanë pritur në ankth dhe pa asnjë informacion se çfarë do të bëhet.
Mijëra studentë pa të ardhura i kane lëshuar shtëpitë me qera, jo vetëm sepse nuk kanë asnjë mundësi për ti paguar, por edhe sepse mësimi online u promovua po nga vetë Besa dhe Kryeministri si një sukses i jashtëzakonshëm e që ka qenë shembull për gjithë botën!
Të tjerët, si pasojë e këtij 2 muaj gjumi të Ministrisë, kanë paguar minimalisht nga 35.000 lekë për shtëpitë që kanë me qira dhe pagesa të tjera si drita, ujë.
Mësimi do të rifillojë në 25 gusht për mijëra studentë, urdhëroi sot Ministria.
Një shqetësim që ngrihet me të drejtë është që për periudhën maj, qershor, korrik, gusht, kush do t’ia paguaj shtëpitë me qera studentëve ndërkohë që nuk ndodhen fare aty?!
Llogariten mbi 100.000 lekë shpenzime të tjera, sepse kur të vijnë për të bërë mësim në 25 gusht nëse nuk e kanë të paguar shtëpinë ku do të rrinë studentët???
Zero reagim për subvencionimin e tarifave të studentëve dhe më shumë shpenzime të faturuara nga qeveria për familjet! Kjo është qeveria e konçensioneve dhe PPP!”.