Floida Kërpaçi: Më 25 prill, rinia do të ndërtojë me votë Shqipërinë, ku të gjithë jetojnë të barabartë
Ish-deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi është takuar me të rinj në qytetin e Durrësit. Kërpaçi shkruan se qeverisja e rilindjes e trajton qytetin e Durrësit si një pronë private, çfarë ka sjellë humbjen e besimit te rinia dhe emigrimin si të vetmen alternativë.
Ajo thekson se më 25 prill, rinia e Durrësit dhe Shqipërisë do të ndërtojë me votë vendin tonë ku të gjithë jetojnë të barabartë.
Postimi i plotë i Kërpaçit në Facebook
Në 25 prill DURRËSI me rininë do të votojë ndryshimin💪🔥
Rilindja e ka kthyer Durrësin në një vend ku papunësia dhe pamundësitë ekonomike janë shumë të mëdha.
Qeverisja e rilindjes e trajton qytetin si një pronë private, çfarë ka sjellë humbjen e besimit te rinia dhe emigrimin si të vetmen alternativë.
Të gjithë bashkë duhet të largojmë të keqen që ka vrarë shpresën, dhe të çlirojmë vendin nga monopoli i një grushti njerëzish që përfitojnë ndërsa të tjerët vuajnë.
Më 25 Prill, rinia e Durrësit dhe Shqipërisë do të ndërtojë me votë Shqipërinë ku të gjithë jetojnë të barabartë , me dinjitetin që i takon në shtëpinë e tyre!
LSI ka marrë angazhim që kjo situatë padrejtësie të marrë fund dhe LSI E MBAN FJALËN!