Fluks qytetarësh në pikat doganore, reagon ministri Balla

Me rastin e festave të fundvitit shtohet edhe fluksi i emigrantëve që hyjnë në pikat e kalimit kufitar. Lidhur me këtë situatë ka reaguar ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili thotë se ka komunikuar me homologët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut për të shtuar sportelet në pikat përkatëse të kalimit ndërmjet kufijve.

Reagimi i plotë:

Gjatë festave shumë bashkëatdhetarë dhe turistë të shumtë vijnë në Shqipëri për të festuar Krishtlindjen dhe ndërrimin e viteve. Po ndjekim orë pas ore situatën në pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut (Kakavijë, Kapshticë, Qafëthanë) ku në momente të caktuara krijohen radhë të mjeteve që presin të hyjnë në Shqipëri kryesisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëshiroj të falenderoj kolegët ministra të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut përkatësisht Giannis Oikonomou dhe Oliver Spasovski, me të cilët sapo kam komunikuar, për gatishmërinë dhe bashkëpunimin në shtimin e sporteleve dhe punonjësve të policisë në pikat e kontrollit kufitar. Nuk paraqiten vonesa të shumta në pikat e tjera të kalimit me Kosovën dhe Malin e Zi, por vijojmë të ndjekim dhe aty flukset.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?