Foli me mikrofon fikur në Komisionin Hetimor, Rama paralajmëron Bashën për burg?

Një seancë maratonë është kjo e sotmja në Komisonin Hetimor për incerenatorët, ku dëshmitar është thirrur kryeministri Edi Rama dhe seanca ka nisur që prej orës 11:00 dhe ende vijon.

Në një moment kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku përmend Lefter Kokën, i cili është në burg për shpërdorim detyre dhe korrupsion, por kryeministri Edi Rama i thotë se një ditë mund të jetë edhe Lulzim Basha në burg, dhe se ai nuk do e përmende kurrë ”kur ai të jetë atje”.

”Mbaje mend, unë kurrë nuk kam me ta përmend Lulin kur ta çojnë atje, kurrë”, tha Rama. Debati ka ndodhur kur mikrofonat e Ramës dhe Tabakut kanë qenë të fikur, por të jetë ky një paralajmërim për Bashën?

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?