Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:10 Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania” Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Air Albania”, në prag të përballjes së rëndësishme me Finlandën, e vlefshme për UEFA Nations…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Folk, qyfyre, citime, ngjyra, përdëllim dhe arrogancë. Pse Rama kërkon t’i ngjajë Ismail Qemalit

Forum E hënë, 22 Qershor 2020 15:43
Folk, qyfyre, citime, ngjyra, përdëllim dhe arrogancë. Pse Rama kërkon t’i ngjajë Ismail Qemalit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agron Gjekmarkaj

Edi Rama nuk duket aspak në tërheqje, i velur nga monarkizmi që ka ndërtuar me pasion demiurgu, përkundrazi. Nuk është as i moshuar, ndonëse i therin kyçet siç ka shpjeguar në disa raste. Për gjumin ka rrëfyer se e bën shekspirian, të trazuar, fle pa zell e përzhitshëm. Pa gdhirë del dhe i bie përreth zabelit dhe përgjon klithmat e gjallesave si Shën Françesku. Boll i gjatë është, por ambicien e ka ku e ku disa bojë më përtej. Ismail Qemalin ka zgjedhur si simbol të shtetit. Nën ymrin e hijen e tij ka vendosur karrigen. Si ai ka lënë mjekrën të dendur ferrë, të gjatë njësoj e vesh xhyben, esmerllëkun e kanë të ngjashëm. Të dy janë në origjinë nga Vlora.

I pari bëri aktin e madh të Flamurit, provoi të qeveriste katundin e vet e ca rrethina mes turbullirash për 14 muaj, por Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit e largoi pa apelim. Pos akuzave për t’ia dorëzuar vendin Izet Pashës me komplotin e Beqir Grebenesë, mërmëritën diçka për korrupsion në dogana e ca pyje, duke zgjuar kuriozitet të pamat për valixhet që mori me vete. Gjithsesi, mbet i dashur e themelues për shqiptarët. Në kujtimet e tij, vetëm një faqe e gjysmë faqe ka për shtetin që shpalli të mosvarun. Rama kujtimet i ka shkruar që në të ri me “Kurbanin”, ndërsa më pas po i jeton sipas profecisë. I dyti themeloi “rilindjen” e dytë, qeverisi katundin e bërë qytet dhe qytetet që u bënë shtet, paçka se ëndrrën e ka 14 vjet. Të dy u rrethuan me personalitete të mëdha. Ismail Beu kishte Luigj Gurakuqin, Isa Boletinin, Mit’hat Frashërin, Lef Nosin, Dom Nikollë Kaçorrin, Pandeli Calen, Petro Pogen, Myfit bej Libohovën e të tjerë, gjeneral Mehmet Dërrallën etj.. Rama, po të këtij formati, i ka ndonjë edhe më lart. Në vend të Gurakuqit ka Tureshën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Koleksioni me epitete që ka marrë këto vite është më i dendur se makaronat në sahanin kaba, me të cilat u fotografua në Paris tek i rraste në fixhud gjithë tahmah e ëndje. E filloi qeverisjen me zhargon liberal e europianist, ndërsa tani në fund të mandatit të dytë, vetëm javën që shkoi, nga Europa i erdhën katër goditje të njëpasnjëshme, prej Parlamentit Europian, i cili miratoi me një rezolutë të pazakontë 15 kushtet për vendin tonë, si dhe të tjera verdikte nga Komisioni i Venecias mbi vendimet e Presidentit apo ligjin antishpifje. Postulati haxhiqamilist, “është sevap me rrejt kaurrin”, po refuzohet nga kontinenti, i cili e ka dekriptuar atë nga mospërputhja e akteve me fjalët e Kryeministrit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nishanet e kundërshtisë i shndrisin në gjoks për qeverisjen e tij 7-vjeçare, perceptimin mbi korrupsionin, oligarkët, kanabizimin, katapultimin e krimit në politikë, kapjen e institucioneve, të drejtësisë mbi të gjitha, për shpurën “skënderbegase”, gaztore e pa rëndesë, pa skrupuj e gravitet rreth vetes në shërbim të unit, marrëdhëniet me mediat nëpërmjet ligjeve të tentuara e të refuzuara nga Komisioni i Venecias e jo vetëm, për të kulmuar me shembjen e Teatrit Kombëtar përgjatë pandemisë, propozimin për amnistinë fiskale dhe krizën ekonomike që ngjan me reaktorin e çernobilit, kanë qenë të larmishme e frekuente.

Nga ana tjetër, duhet të pranojmë se në këtë rrugëtim pushteti, Edi Rama është sofistikuar, mprehur, ka fituar eksperiencë e njohje të madhe. Ai është pasuruar me inteligjencë politike, me instrumente reagimi, joshjeje e kërcënimi. Nga pas ka një parti të madhe, deri- diku me elektorat të qëndrueshëm, grupe financiare të fuqishme dhe kudo “çuna problematikë”, të cilat e bëjnë atë një kundërshtar të rrezikshëm, pse jo sa të parashikueshëm në dukje, po aq të paparashikueshëm në rrengjet, diversionet dhe rastësitë që shpik.

Mund t'ju interesojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 2 orësh
Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 18 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Duke shkelur parimet e Perëndimit në qeverisje, por duke i shfrytëzuar ato si ligjësi, bindi ndërkombëtarët ta mbështesin në përballimin e protestave opozitare pas djegies së mandatave nga ana e saj e sidomos për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të cilat u shndërruan në votime moniste. Tërmetin dhe emergjencën shëndetësore të koronavirusit i ktheu në festival propagande, si investim në imazhin personal mbuluar me mantelin mistik të “shpëtimtarit”.

Debatet televizive i kthen në personale si dialogë estrade, për t’u ikur temave që e nxjerrin të pavërtetë, duke menduar të nesërmen me shpresën se njerëzia do merret me batutat për të harruar hallet. Nuk përton t’i krehë bishtin ndonjë teveqeli apo zullapi që i shkruan në “Facebook”, i sigurt që kësisoj e shpërndan kumtin e tij me sleng e dialekt në çdo mejhane a bordurë.

Ai, gërshetimin e retorikës politike, të cilën e administron mjaft mirë, enkas e kryp me folkun, citimet, qyfyret, ngjyrat, poturet, arrogancën, përdëllimin, të cilat i ka fabul komunikimi e qeverisjeje. S’i ka pasur kurrë rastësore, as naive, pas saj ai fsheh seriozitetin dhe këmbënguljen për të realizuar qëllimet e veta afatgjata në politikë nëpërmjet dominimit të masës. Ato janë butësia e formës që mbulojnë agresivitetin e përmbajtjes. Edi Ramës i duhet njohur aftësia kreative për të shpikur fabula dhe kryer eksperimente pa paragjykime, në funksion të fitores së tij. Mandati i tretë në Shqipëri është një tabu deri tani. Në një shoqëri normale e demokratike, Rama duhej ta kishte lënë në gjysmë edhe të dytin, por në fakt, ai po tenton pa mëdyshje të tretin. Qysh kur shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ka filluar fushatën elektorale. I gatshëm të ndajë pushtetin hipotetik me premtime, ai po luan me qarin. Shumë nga deputetët e tij aktualë, të mbërthyer në grupazhe konfliktuale të pazëshme nga brenda, nuk do t’i shohim më së shpejti. As që i dhimbsen, i lëshon pa gajle si specat. Zërat janë shtuar që ai po teston gjerësisht në boten akademike për të rikuperuar në imazh, pasi ka bërë besëlidhjet e duhura me bosët lokalë që të mos kursejnë asgjë.

“Elitizmi” thonë që do të jetë fabula e tij e tretë, pas të fortëve dhe tepsisë. E vështirë për t’u besuar! Aq sa i rri shala e gomarit kalit, mund të bashkëjetojnë intelektualët kritikë me Ramën delirant, por ai mund ta tentojë si mundësi. Mungesa e paragjykimeve për të rekrutuar edhe djathtas, tashmë është e njohur dhe ia rrit profilin e diversionit.

Aktualisht, si një lavjerrës superaktiv, luhatet në të gjitha skajet e hapësirës politike. Sapo ka firmosur një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, prej së cilës doli disi zemërthyer. Nuk mori dot në emër të depolitizimit, komisionerët krejt për vete në tavolinë. Njëkohshëm ka cytur opozitën parlamentare, e cila kontrollohet në masë të madhe prej tij për ta zhbërë atë, duke kërkuar ndryshim sistemi e sidomos bllokim të koalicioneve parazgjedhore. Kjo dëshmon që ai ka frikë dhe po përpiqet ta manipulojë terrenin elektoral.

Po punon me zell. Po ashtu lëshon Dvoranin, të cilit i shkoi kot një foto me Yuri Kim, kokën e të cilit e deshi Presidenti Meta, por edhe lobe anti-Xhafaj në PS, duke shtuar pëshpërimat për mesazhe bashkëpunimi në mos të vërteta, së paku hutuese. Borxhin e madh eurobond e shet si fitore të “Xhejms Bond”, po kaq të tjerat që do merren për pasojat e tërmetit. Nëse miraton amnistinë fiskalë, po ashtu çliron të tjera para të një shtrese që mund t’i përulet, ta ndihmojë me qëllim për t’i shtuar ato (paratë). Të gjitha këto para janë në funksion të vitit elektoral.

Para opozitës shfaqen rebuse të mëdha, sidomos nëse Rama prish marrëveshjen e dalë nga Këshilli Politik për të kaluar në Kuvend, me të vetët dhe marionetat e opozitës së re, bllokimin e koalicioneve parazgjedhore.

“Për atë Zot” tha, mos “më bëni shantazh se e grisa”. Klithmë më e shtirur s’ka dalë nga ajo sallë. Opozita s’ka asnjë instrument shantazhi në duar, vetëm fjalën në media, kjo gjë dihet prej gjithkujt. Rama do të stopojë me këtë kërkesat e tjera me karakter politik të opozitës. Nëse konsumohet si ngjarje, do jetë dilemë e madhe për ta zgjidhur me popull apo me ndërkombëtarë, ndërkohë që opozita ka nevojë për normalitet që të ndërtojë fabulën dhe frymën!? Po ashtu, kjo mund të jetë ora, e cila thërret në skenë Presidentin Meta për vendime radikale, të cilat mund të parandalonin vjedhjen e zgjedhjeve në tavolinë para se ato të zhvillohen.

Edi Rama nuk duhet nënvleftësuar me logjikë fataliste, se po i kryen tetë vitet e veta dhe ndaj të ikë! Ai po dëshmon të kundërtën. Do të ishte një gabim dhe në politikë ato kushtojnë më rëndë se krimet. Pluhuri i mashtrimit në duar nuk do të ishte më argument për të thërritur ‘kapeni hajdutin’.

Artikull i shkruar për gazetën ”Panorama”

Etiketat e lidhura

Agron Gjekmarkaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”
Para 3 minutash

Shqipëria gati për Finlandën, Maran zhvillon stërvitjen e fundit në “Air Albania”

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 10 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 10 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 11 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.