Foltorja/ Garo: PD, selia dhe vula u përkasin demokratëve. Mbi 5 mijë delegatë kanë firmosur

Zëdhënësja e ”Foltores”, Floriana Garo i është përgjigjur eagimeve për situatën e krijuar për Kuvendin e PD-së, për vulën dhe se kush e ka fuqinë për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD-së. Ajo thotë se PD, selia dhe vula u përkasin demokratëve. Po ashtu zëdhënësja e ”Foltores”, thotë se mbi 5000 mijë delegatë që përbejnë dhe mbi 65% të këtij Kuvendi kanë firmosur ta thërrasin atë në 11 Dhjetor në përputhje të plotë me statutin e PD!

Postimi i plotë

Një përgjigje për “kryetarin” pa parti! Të vënë përballë faktit të kryer se shumica e delegatëve të kuvendit dhe anëtarëve të PD, i kanë përcaktuar tashmë de facto si pakicë uzurpuese të Partisë Demokratike ashtu siç pritej, peng-kryetari në largim dhe ai që ka poshtë, do të zvarriteshin pas logove e pas vulave duke u bërë më qesharakë seç janë.

Simbolet, vula, selia dhe vetë Partia Demokratike u përkasin demokratëve të cilët kanë deleguar vullnetin e tyre tek delegatët e Kuvendit Kombëtar, që është dhe organi më i lartë i Partisë Demokratike. Mbi 5000 mijë delegate që përbejnë dhe mbi 65% të këtij Kuvendi kanë firmosur ta therrasin atë në 11 Dhjetor në përputhje të plotë me statutin e PD!

Askush dhe aq me pak ish ministri Edi Rames nuk mund t’i pengoje ata te realizojne misionin e tyre nen flamurin, siglen dhe simbolet e Partise Demokratike per te cilen kane sakrifikuar aq shume nderkohe qe vota e tyre tradhetohej nga peng kryetari ose shitej per karrike ministrash nga gaztori i tij! Shoqata Basha – Bardhi le te tunde dhe per pak dite letrat se partia dhe demokratet i kane braktisur me kohe.

Perballe mijera firmave qe mbeshtesin Kuvendin Rithemelimit te 11 Dhjetorit ankesat dhe te qarat per letra e shkresa deshmojne fundin pa lavdi te nje grupi njerezish te cileve as doreheqja nuk ua shpeton dot me nderin qe ne fakt nuk e paten kurre!

SHKARKO APP