“Foltorja” me shqiptarët e Greqisë, Berisha: Me rikthimin e PD në pushtet do të kemi një kuadër të ri ligjor

Ish-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer “Foltores”, ku këtë të dielë ai po zhvillon një takim online me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Në fjalën e tij, Berisha tha ndër të tjera se me rikthimin e PD në pushtet do të kemi një kuadër të ri ligjor.

“Një kuadër i ri ligjor do të bëhet për tërheqjen e investimeve nga diaspora jonë për shpejtimin e rritjes ekonomike të Shqipërisë. Çështjet e bashkëpunimit me emigracionin shqiptar do të jetë një përparësi kryesore e PD me rikthimin e saj në pushtet”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?