”Foltorja” në Gjirokastër, Berisha: Të shpëtojmë pluralizmin dhe PD-në

Ndalesa e rradhës së ”Foltores” së Sali Berishës është Gjirokastra, aty ku krah ish-kryeministrit në takimin me demokratët është edhe deputeti Tritan Shehu dhe ish-deputetë. Në fjalën e tij, Berisha tha se duhet të shpëtojmë pluralizmin dhe Partinë Demokratike.

”Jemi thirrur në një mision të ri, në misionin për të shpëtuar pluralizimin politik, të demokracisë dhe Partisë Demokratike. Historia është histori, por pluralizimin politik e themeluam ne.

Ajo ditë që themeluam PD, është dhe dita e themelimit të pluralizimit politik në Shqipëri. Për herë të parë shqiptarët votuan të lirë kur votoi Partia Demokratike. Pra PD solli votën e lirë. Sot ku jemi?

Pas 30 vitesh kemi një qeveri më e korruptuara, qeveri e rekordeve më të zeza që nga diktatura e Enver Hoxhës e deri më sot. Sot kemi një qeveri e cila në 8 vite bëri që shqiptarët të jenë qytetarët më keq të paguar të këtij rajoni”, u shpreh Berisha.

SHKARKO APP