Fondet ruse në PD, Rama ironizon Berishën: Ishte garancia absolute që thoshte ”Mos ma prekni Lulin”
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend, ka ironizuar Sali Berishën, i cili tani kërkon hetimin e fondeve ruse për PD-në, por që më parë i dilte në mbrojtjte Lulzim Bashës duke i thënë “Mos ma prekni Lulin”.
”Që PD është financuar me para ruse, dihet. I dalë në atë kohë. Atëherë fjalimi juaj ishte komplet tjetër dhe garancia absolute vinte gjithmonë nga ai që thoshte “Mos ma prekni Lulin”. Ishte ai që ka rrëmbyer flamurin e Haxhi Qamilit dhe është nisur për luftë me Amerikën.
Kështu që do thoja vetëm kaq, jo vetëm që ato para kanë hyrë me dijeninë e plotë të një grushti njerëzish, por ka më shumë se aq. Do ju sugjeroja të mos hezitoni me deklarata që mund t’u bien prap ndesh e detyroheni të merrni pozicion tjetër. Ju s’keni lidhje me asgjë nga ato që duhen thënë sot. Ky është një vend sovran që nuk do të dijë për asnjëri, por sidoqoftë këtë kam për borxh t’ua them. Mos u ngusni”, tha Rama.