Forca të shumta policie përballë fermerëve (VIDEO)
Forca të shumta policie janë vënë përballë fermerëve, të cilët kanë dalë në protestë këtë të mërkurë. Forcat policore, kanë tentuar të largojnë protestuesit e shumtë nga rruga.
Ashtu siç kishin deklaruar më parë, në mungesë të një zgjidhjeje nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, grumbulluesit dhe agropërpunuesit e Lushnjes, Beratit, Divjakës, Kuçovës, Gjirokastrës, Shkodrës dhe disa rretheve të tjera të vendit kanë ndërprerë grumbullimin e qumështit për një afat dyditor, duke nisur nga e marta.
Sipas tyre, ndryshime ligjore do të shkaktojnë dëmtim të prodhimit vendas duke favorizuar importet, rritur informalitetin, si dhe cënuar sigurinë udhqimore. “Kauza e fermerevë, grumbulluesve dhe agropërunuesve është qartësisht ekonomike dhe nuk ka asnjë lidhje me politikën”.
KOHA JONË SONDAZH

