Forca të shumta policie rrethojnë Teatrin Kombëtar, artistë dhe aktivistë “ngujohen” në godinë përgjatë natës
Ditën e sotme, në sheshin mes Ministrisë së Brendshme dhe Teatrit Kombëtar, zhvillohet ceremonia e diplomit të oficerëve të rinj të Policisë, ku mes të tjerëve do të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama.
Por sipas asaj që bëjnë të ditur artistët forca të shumta policie do të rrethojnë Teatrin Kombëtar nën justifikimin e ceremonisë për të mos e lëshuar më.
Kështu, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit bëri thirrje për mobilizim gjatë ditës së sotme, ndërkohë që Aleanca së bashku me mbështetësit e saj e kaluan natën brenda perimetrit të Teatrit Kombëtar, një “rezistencë” kjo që vazhdon edhe aktualisht, në një kohë kur në godinë gjenden efektivë të shumtë.
Artistët e shohin të pakuptimtë prezencën e forcave policore dhe zhvillimin e ceremonisë pikërisht në godinën në fjalë.