Foto e ditës nga Elisa Spiropali në zemër të Kavajës

Kryeparlamentarja dhe drejtuesja politike e PS-së për qarkun Tiranë, Elisa Spiropali vijon me takimet nga cepi më cep i Kavajës. Gjatë ditës ja zhvilluar takime në biznese në qendër të qytetit. ”Ecim aty ku njerëzit e përkushtuar mbajnë gjallë zanatet, flasin drejt, duan më shumë për vendin e tyre, dhe janë gati të ecin përpara”. Po ashtu ka postuar edhe një foto me kandidatët.

Më pas Spiropali ka zhvilluar një vizitë në Klajdi Resort & Spa, një investim familjar i Osmanit dhe Klajd Kokoshit që lulëzon me përkushtim në një zonë ku kërkesa rritet gjithnjë e më shumë.

”Vetëm 45 km nga Tirana, pranë bregut ku ka lulëzuar turizmi elitar, ky resort ofron një eksperiencë të plotë relaksi: pishina të brendshme dhe të jashtme, spa moderne, kuzhinë cilësore, ambiente argëtimi dhe plazh privat, të gjitha mes pishave dhe ajrit të pastër të Adriatikut.

Swiss Digital Desktop Reklama

145 dhoma komode presin turistë nga Europa e më gjerë gjatë gjithë vitit, duke krijuar punësim të qëndrueshëm dhe një ekonomi lokale aktive edhe jashtë sezonit turistik. Një shërbim elitar që i jep zonës një identitet të ri bregdetar. Një shembull frymëzues se si puna e ndershme dhe vizioni afatgjatë ndërtojnë më shumë se struktura; ndërtojnë besim, punësim dhe zhvillim për komunitetin”.

Swiss Digital Mobile Reklama


SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?