FOTO/ Edi Rama del fshehurazi nga parlamenti, Berisha: Doli nga dera e nevojtores
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dalë fshehurazi nga Parlamenti, duke ikur nga dera e pasme e jo nga hyrja kryesore ku dolën të gjithë deputetët.
Duket se tensioni në sallën parlamentare ka bërë që Rama të ikte jo si zakonisht.
Sapo doli nga parlamenti, ish-kryeministri Sali Berisha tha, se ‘të gjithë e dinë ëdo të thotë kur ikën nga dera e pasme’.
‘Në emër të deputetëve të opozitës nxorën Edi ramin nga Kuvendi nga dera e pasme. Të gjithë kuksianet e dibranët e dinë çdo të thotë të largohesh nga dera e pasme apo dera e nevojtores’, tha ish-kryeministri Sali Berisha jashtë parlamentit.