Foto ekskluzive nga ekspozita e Ramës në New York
Prej dy ditësh Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një vizitë jo zyrtare.
Gjatë ditës së djeshme ai mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga galeria njujorkeze “Mariana Goodman”, e cila ekspozoi pikturat e tij.
Në një foto ekskluzive për “Koha Jonë”, tregohen pamjet nga ambientet e galerisë në të cilën ndodhen dhe disa prej pikturave të kryeministrit shqiptar. Ajo që bie në sy në këtë foto është se në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe kryebashkiaku i New York-ut Bill De Blasio, i cili shfaqet në një bashkëbisedim me ambasadoren tonë në UNESCO, Besiana Kadare.
Dhe pas tyre qëndron kryeministri shqiptar, i cili pavarësisht situatës së rënduar të motit gjatë këtyre ditëve, nuk ka hequr dorë nga pasioni i tij, piktura.

Në foto: Kryebashkiaku i New York, Bill de Blasio dhe ambasadorja jonë në UNESCO, Besiana Kadare. Pas tyre kryeministri Edi Rama
KOHA JONË SONDAZH

