FOTO/ Hakerat nuk ndalojnë, nxjerrin të dhënat personale të Edi Ramës
Nuk kanë të ndaluar hakerat iranianë që rrëzuan sistemet qeveritare në korrik dhe më vonë në shtator ato të Policisë së Shtetit. Këtë pasdite ata kanë publikuar të dhënat personale të kryeministrit Edi Rama.
“Zoti kryeministër A u keni thënë njerëzve tuaj se taksat që paguajnë shpenzohen për strehimin e terroristëve të MEK në Durrës? A u jepet njëlloj shqiptarëve tokë, strehim, ushqim dhe karburant falas?”, shkruhet në mesazhin e hakerave, publikuar në llogarinë e tyre në Telegram.
Janë marrë të gjitha të dhënat nga sistemi TIMS, ku janë shënuar hyrjet dhe daljet e kryeministrit Rama. Tani mbizotërojnë fluturimet me “CHARTER – 0000” me kategorinë -DIPLOMATIKE, por jo gjithmonë ka qenë kështu. Numërohet 274 fluturime me charter.
Dalja e parë e Edi Ramës që është shënuar 1 gusht 2005, kur Rama është larguar për në Vienë, por si një qytetar i “ZAKONSHËM”.