Hashim Thaçi në Kosovë. Kryeministri Rama: Burrë!

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto të Hashim Thaçit. Ish-presidenti i Kosovës sot doli me leje nga Haga, dhe vizitoi babain e sëmurë në spitalin shtetëror në Prishtinë. Thaçi ishte sot në Kosovë për herë të tretë që nga arrestimi i tij nga Gjykata Speciale në Hagë në nëntor të vitit 2020. Vizita u lejua për arsye humanitare.