FOTO/ “Ja kush e dhunoi biznesmenin libanez Fadi Mitri”
Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar më emisionin “Opinion” fotografinë e një personi, që sipas tij, është autori i dhunimit të biznesmenit amerikano-libanez Fadi Mitri. Gjatë intervistës me kryeministrin Rama, Fevziu bëri të ditur se biznesmeni Mitri e ka kontaktuar për ti dërguar fotografinë dhe të gjitha të dhënat e personit që e dhunoi, i cili nuk është arrestuar ende nga policia.
“Biznesmeni më ka kontaktuar 5 herë javën e fundit dhe më ka dërguar fotografinë e agresorit që nuk e keni arrestuar dhe të gjitha të dhënat e tij. Dhe më thotë që i ka vënë në dispozicion edhe të policisë, dhe nuk është bërë asgjë për ndalimin e tij. Personi ka bërë investigim paralel me policinë, dhe ka gjetur personat që e kanë dhunuar. Ka bërë kërkim tjetri se s’dua të jap emrin që të shkojë nesër të rrahë ndonjë tjetër. Më ka dërguar 1000 dokumente.”- deklaroi Fevziu.
Kryeministri Rama tha se agresorët janë arrestuar, ndërsa e këshilloi gazetarin që dokumentet që disponon ti dërgojë në prokurori.
“Këto dokumente mos i mbaj për show, çoji aty ku duhet, nëse do vërtet të japësh dhe ti një kontribut real për këtë çështje”- deklaroi Rama. Por mesohet se personi i nxjerre me foto ka kontaktuar me Fevziun dhe ka thene se nuk kam lidhje me kete ngjarje.

Si mundet që shteti juaj të mos i gjejë agresorët?
Agresorët janë arrestuar.
Kanë dalë para gjykatës dhe janë lëshuar. Biznesmeni ka kontaktuar pesë herë dhe thotë që i kanë vënë policisë të dhënat?
Interesohu në Polici dhe pyet, a janë arrestuar? Këto dokumente mos i mbaj aty, çoj atje ku është vendi.
A keni ju përgjegjësi personalisht në atë që i ka ndodhur këtij biznesmeni?
Ne i kemi zgjidhur çdo problem me atë.
Keni dalë në televizion të enjten e kaluar dhe keni thënë që i keni kthyer pronën në korrik të këtij viti? Ndërkohë, që gjykata në mars të vitit 2014 ja ka kaluar një shtetasi tjetër?
Ne e kemi marrë vesh shumë vonë problemin. Ai vendim gjykate është gjëja më absurde dhe kriminale që unë kam parë ndonjëherë.
Fevziu: Mua më rezulton që ju e keni futur në konflikt investitorin. Dhe personi që është futur aty e ka që nga vitit 1930….
Ajo që po bëjmë është që kemi hapur një hetim gjithëpërfshirës. Ai në raport me ne ka qenë shumë falenderues…
Pas dhunimit në rrugën e Rinasit, biznesmeni amerikano-libanez Fadi Mitri tërhoqi investimin e tij në Gjirin e Lalzit dhe u largua nga Shqipëria. /Balkan Web/

KOHA JONË SONDAZH

