FOTO/ Këshilli i Investimeve, ministri Gonxhja: Krijim i një klime sa më të favorshme për biznesin

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja drejtoi këtë të premte mbledhjen e Këshillit të Investimeve 2024. Gonxhja tha se në këtë mbledhje u adresuan sfidat me të cilat përballen sipërmarrësit, veçanërisht në lidhje me politikat dhe administratën fiskale. Mbledhja kishte fokusin tek ngritja dhe miratimi i rekomandimeve, të cilat lehtësojnë punën dhe rrisin konkurrencën.

Postimi i plotë

Mbledhja e Këshillit Shqiptar të Investimeve 2024, për adresimin e sfidave me të cilat përballen sipërmarrësit, veçanërisht në lidhje me politikat dhe administratën fiskale. Fokus tek ngritja dhe miratimi i rekomandimeve, të cilat lehtësojnë punën dhe rrisin konkurrencën.

Përmirësimi i komunikimit mes sipërmarrësve dhe administratës tatimore, si dhe modernizimi dhe dixhitalizimi i shërbimeve është një hap i rëndësishëm për të rritur efikasitetin dhe transparencën.

Do të jemi krah sipërmarrjes për të lehtësuar e nxitur punën e tyre, si motori kryesor për rritjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Krijimi i një klime sa më të favorshme për biznesin mbetet një ndër prioritetet tona kryesore, drejt një tregu me standarde e siguri cilësie.

SHKARKO APP