FOTO/ Kryeministrja e Islandës fiksohet me kravatën e Ramës
Politikë E Premte, 7 Tetor 2022 20:39
Kryeministri Edi Rama di të marrë vëmendje edhe me veshje. Gjatë Samitit të Komunitetit Politik Europian që u mbajt në Pragë, Rama kishte zgjedhur një kostum ngjyrë blu, të shoqëruar me këmishë të bardhë e kravatë plot ngjyra. Në një moment duket kryeministrja e Islandës, Katrin Jakobsdotirm, që shfaq interes për kravatën e Ramës.