FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Kryeparlamentarja Spiropali pritet nga homologu grek: Shqiptarët dhe minoriteti ndërtojnë ura miqësie

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u prit në një takim bilateral nga homologu grek, Nikitas M. Kaklamanis. Takimi ndodhi gjatë qëndrimit të Spiropalit në Janinë, në kuadrin e Konferencës së 19-të të kryetarëve të parlamenteve të Iniciativës Adriatiko-Joniane.

Spiropali vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe popujve tanë, mbështetjen e Greqisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, shqiptarët në Greqi dhe minoritetin grek në Shqipëri si ura miqësie, dhe forcimin e bashkëpunimit parlamentar si nxitës i marrëdhënieve dypalëshe.

Po ashtu e falenderoi kryetarin Kaklamanis për drejtimin me sukses të Presidencës greke të Iniciativës Adriatiko-Joniane dhe nënvizoi kontributin e Kuvendit të Shqipërisë në këtë nismë të rëndësishme rajonale, strategjike për paqen, bashkëpunimin dhe integrimin europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?