FOTO/ Ilir Proda: Familjarët e dëshmorëve të Policisë në qendër të vëmendjes

Nën kujdesin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda u zhvilluan aktivitete festive me fëmijët dhe familjarët e Dëshmorëve të Policisë, njëherazi Dëshmorë të Atdheut.

Këto aktivitete u zhvilluan në shenjë vlerësimi dhe përkujtimi për sakrificën sublime të punonjësve të Policisë që ranë në krye ose për shkak të detyrës. Në njërin prej këtyre aktiviteteve, konkretisht në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ishte i pranishëm dhe Proda.

Në fjalën e tij theksoi se “vlera më e madhe e organizatës sonë është jehona e sakrificës sublime të dëshmorëve të Policisë së Shtetit. Vepra e tyre jehon ndër vite dhe të jeni të bindur që ata nuk ju mungojnë vetëm juve, por dhe organizatës për të cilën ata dhanë jetën”.

Familjarëve të Dëshmorëve të Policisë, gjatë aktiviteteve në DVP-të, iu dhanë dhurata simbolike, shenjë kjo e kujdesit dhe mbështetjes konkrete nga Policia e Shtetit, për ta.

SHKARKO APP