FOTO LAJM/ E hëna e seancës parlamentare, si paradë mode dhe luksi e qeverisë
Kuvendi është mbledhur sot në seancë parlamentare për të miratuar anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Procedura që po ndiqet nga mazhoranca është anti ligjore dhe e dyshimtë për mënyrën sesi po ngrihen organet kryesore të drejtësisë në vend.
Megjithatë, një pjesë e deputetëve as e kanë idenë se çfarë votuan, por thjesht ngrenë dorën pro çdo kërkese të qeverisë “Rama”.
Ndërkohë deputetët e qeverisë dhe ata të “opozitës” false që mbajnë në këmbë këtë qeverie, nuk humbasin rastin që të bëjnë foto para seancës. Pasi parkojnë makinat luksoze, shfaqen para mediave me veshjet e shtrenjta duke e kthyer Kuvendin, nga institucioni i vetëm që mund të kontrollojë qeverinë, në ambient që shërben për paradë mode.
Për më shumë shihni fotot.



KOHA JONË SONDAZH

