FOTO/Me kapele e çantë donte të takonte Berishën, alarmohet Garda. Shoqërohet burri misterioz
Njëherë Sali Berishën e kanë goditur në fytyrë, pabesisht. Dhe që nga ajo ditë ai ruhet fort. Ndërkohë sot një ngjarje e pazakontë ndodhi po tek Kryesia e Kuvendit pas mbledhjes së grupit të PD së Berishës. Një person i veshur me të zeza dhe me kapele në kokë, i cili është dëgjuar duke thënë disa herë gjatë një bisede telefonike se po priste Sali Berishën që të dilte nga Kuvendi, shqetësoi Gardën.
Në këto kushte, punonjësit e Gardës, të cilët dëgjuan bisedën e këtij personi e shoqëruan atë për ta marrë në pyetje, se përse ai kërkonte ti dilte para Berishës.
Mundet të ishte demokrat apo dikush tjetër, por që nga goditja e ish-kryeministrit në mes të Bulevardit, policia dhe shoqeruesit e tij janë shumë të kujdesshëm.
Akoma nuk ka prononcim zyrtar nga policia. Mund të ishte një rastësi, por që policia dhe Garda u alarmuan.
Seanca e kësaj të enjte në Kuvend u shoqërua sërish me përplasje mes opozitës dhe mazhorancës, ku deputët e Partisë Demokratike morën karriget e sallës dhe i hodhën ato përpara foltores, në shenjë proteste.