FOTO/ Ministri Mazniku: Rritja e pagave ndihmoi bashkinë e Librazhdit për punonjës të kualifikuar

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku bashkë me ministrenpër Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi zhvilluan këtë të shtunë një takim me kryetarin e bashkisë së Librazhdit, Mariglen Disha. Mazniku thotë se bashkia Librazhd është një nga bashkitë që po performon më mirë. ”Diskutuam për sfidat në vijim dhe punët që mund të bëjmë së bashku. Nën drejtimin e kryetarit Mariglen Disha, bashkia ka ulur borxhin, ka sistemuar infrastrukturën rrugore, mirëmban kanalet kulluese dhe po ndërton infrastrukturën arsimore”,-shkruan Mazniku.

Postimi i plotë

Bashkia Librazhd është një nga bashkitë që po performon më mirë. Diskutuam bashkë me Bora Muzhaqin, kryetarin e bashkisë dhe stafin e tij të drejtorëve të sektorëve kryesorë për sfidat në vijim dhe punët që mund të bëjmë së bashku.

Nën drejtimin e kryetarit Mariglen Disha, bashkia ka ulur borxhin, ka sistemuar infrastrukturën rrugore, mirëmban kanalet kulluese dhe po ndërton infratrukturën arsimore.

Qeveria do të jetë krahë Librazhdit duke ndihmuar me asistencë për projektet e BE, duke ndërtuar një model ekonomik për bashkinë, për të rritur mirëqenien dhe cilësinë e shërbimit për qytetarët.

Më vjen mirë që rritja e pagave që miratuam në qeveri së fundmi për bashkitë e ka ndihmuar Librazhdin për të gjetur punonjës të kualifikuar në sektorin e urbanistikës, si një nga sektorët më të rëndësishëm të bashkive.

SHKARKO APP