FOTO/ Muzeu i Lundrimit në hyrje të Shkodrës, kryetari Beci tregon kompaninë fituesi dhe projektin

Kreu i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka treguar kompaninë fituese që do të ndërtojë Muzeun e Lundrimit të hyrje të qytetit. ”Kompania fituese duhet ta përfundojë këtë projekt deri më 10 shkurt 2026, investim që parashikohet të kap vlerën e rreth 2 milion eurove. Muzeu i Lundrimit është pjesë e një pakete të plotë ndërhyrjesh që po realizohen në Shkodër, duke synuar rritjen e potencialit turistik”,-shkruan Beci.

Postimi i plotë

Kompania “Curri sh.p.k.” do të jetë zbatuesja e kontratës për ndërtimin e Muzeut të Lundrimit në hyrje të Shkodrës. Muzeu është pjesë integrale e projektit të hyrjes së Shkodrës. Financohet nga BERZH dhe Bashkimi Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kompania fituese duhet ta përfundojë këtë projekt deri më 10 shkurt 2026, investim që parashikohet të kap vlerën e rreth 2 milion eurove. Muzeu i Lundrimit është pjesë e një pakete të plotë ndërhyrjesh që po realizohen në Shkodër, duke synuar rritjen e potencialit turistik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Muzeu formohet nga dy volume të vendosura njëra mbi tjetrën: një volum në formë kodre në pjesën e poshtme dhe një “varkë pluskuese” në pjesën e sipërme. Muzeu i ri i Lundrimit do të jetë simbol i peizazhit urban dhe kulturor të një Shkodre të transformuar. Na shkoftë mbarë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?